Një 20-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në spital, ku u dërgua se nuk ishte ndier mirë pas një debati me dy të rinj grekë.
Mediat vendase shkruajnë se policia greke ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, pasi ka informacione se para se të rrëzohej, i riu i cili punonte roje plazhi, ka patur një debat të ashpër me dy 24-vjeçarët.
Burime policore, duke folur për “protothema.gr”, thanë se, sipas raportimeve, në vendin e përleshjes ishin të pranishëm edhe tre persona nga Gjeorgjia, Bullgaria dhe Rumania, pa u sqaruar ende se cili ishte roli i tyre i saktë në atë që ndodhi.
“Ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur saktësisht. Hetimi është në vazhdim për të përcaktuar se çfarë kanë bërë në një farë mënyre secili nga pesë personat që dyshohet se janë përfshirë në incident”, theksuan ata.