Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë mbrëmjen e djeshme në orën 22:30.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në lagjen “Mark Lula”, ku shtetasi me inicialet N. P., pasi mori ndihmën mjekësore, është shoqëruar në Komisariat për sqarimin e rrethanave.
Bëhet e ditur se grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.