Tre persona të së njëjtës familje kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të mërkure në Pejë.
Personi i dyshuar si autor i ngjarjes ndodhet në kërkim, teksa të plagosurit janë nisur për në spitalin e Prishtinës. Raportohet se një prej të plagosurve është në gjendje të rëndë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke i siguruar të gjitha provat.
“Ka ndodhur një tentim vrasje e rëndë, kemi dalë menjëherë ne vendin e ngjarjes bashkë me hetuesit, janë tre persona të plagosur dhe jemi në kërkim të personit të dyshuar”, tha prokurori Ersan Qavolli për mediat vendase.