Gazetari Arian Çani ka komentuar zhvillimet e fundit politike në PD.
Ai i ka cilësuar sit ë drejta foltoret dhe betejën që Berisha ka nisur pas përjashtimit nga Basha.
“Pavarësisht se gjithçka në këtë botë njerëzit që kanë foltore është bërë e udhës sa tani njerëzit e përdorin jo se duan të gënjejnë. Gjithçka në këtë botë është personale. Sa herë ka luf.të për pushtet në çfarë parimesh bazohet në thelb është personale se dhe ambicia është personale. Berishën se skualifikon fakti se ka ca zëra se ka axhendë personale. Përkundrazi unë them se duke e pasur personale mund t’ia dalë mbanë kësaj.
Po të mos ishte ambicia personale për çfarë jetojmë. Vetëm se dua veten time mund ta dua vendin tim, nëse është e kundërta është hipokrit. Ajo që mund të them është që Berisha ndoshta nuk e ka një betejë të moralshme por një beteje të drejtë, se ka të ndershme sepse u kujtua vonë. Sepse u godit vetë personalisht dhe u thotë demokratëve se duhen prova që kjo parti duhet bërë. Edhe Basha ka ambicie personale.
Ajo që ka interes publik është se Berisha mund të jetë i urr yer nga një pjesë, por në thelb unë them se ajo që po bën i bën mirë opozitës sepse ai synon të hapi partinë nuk do të bëhet vetë kryetar”, tha Arian Çani për MCN Tv.