“Kam vrarë gruan time dhe nuk jam penduar për këtë”. Këto ishin fjalët e para të 50-vjeçarit shqiptar që vrau ish-gruan e tij sot më 16 maj.
50-vjeçari është shfaqur i papenduar gjatë marrjes në pyetje nga hetuesi, pasi u arrestua në rrugën Parnithos, ku u gjet në gjendje të dehur në një pallat që po ndërtohej.
Shqiptari i tha policisë se: “Po më hante lekët. Ajo kishte një lidhje jashtëmartesore për shumë vite me burra të ndryshëm. Nuk mund ta shihja të dashurin e saj duke drejtuar makinën dhe fotot e tij në Facebook.’
Çifti ishte ndarë në mars dhe gruaja ishte larguar nga shtëpia.
Pas vrasjes, autori ka shkuar në një hotel. Ai pagoi për të qëndruar natën dhe filloi të endet përreth.
Oficerët e policisë që bënin kontrolle shtëpi më derë e panë atë në kamera dhe e ndoqën gjatë gjithë rrugës ku mund ta “shikonin”.