Ditën e sotme Valentina Arrazi, kunata e Alma Arrazit nënës e cila u vetëmbyt bashkë me tre fëmijët e saj në lumë, ka dhënë dëshminë e saj në prokurori.
Valentina ka dëshmuar se ajo dhe alma kanë qenë për kafe së bashku pasi kishin një raport shumë të mirë me njëra-tjetrën gjithashtu dhe fëmijët e tyre. Në një momënt Valentina ka hyrë në market për të blerë diçka dhe Alma e ka pritur jashtë derës së marketit. Sipas dëshmisë gjatë kohës që Alma ka pritur kunatën jashtë derës së marketit, kishte parë bashkëshortin e saj Erdgysin me të dashurën e tij.
“Unë nuk e kam parë Erdgysin sepse isha në market por Alma më tha se kishte kaluar. Kemi vijuar rrugën dhe u ulëm në kafe. Fëmijët po luanim dhe me Almën biseduam pak për marrëdhënien e saj me Erdgysin” ka thënë Valentina gjatë dëshmisë.
Pasi diskutuan bashkë Alma kishte thënë se do të largohej tek familja e saj në Durrës derisa të sqarohej me bashkëshortin.
Gjithashtu Valentina tha se Alma i kishte thënë që Erdgysi ishte në dijeni se ajo do të ikte në Durrës dhe se do të vinte t’a merrte i vëllai. “Fakti që ishte larguar edhe para një muaji tek familja nuk më bëri të dyshoj për atë gjë aq të rëndë që Alma bëri” ka thënë kunata në dëshmi.
Pasi Valentina është larguar ka telefonuar bashkëshortin e saj duke e njoftuar se po kthehej në shtëpi dhe i ka treguar në lidhje me largimin dhe situatën e Almës.
Sipas dëshmisë Valentina ka treguar se kanë komunikuar më motrën e Almës dhe ajo ka mohuar që Alma të ketë shkuar në shtëpinë e babait të saj. Në atë momënt kanë kërkuar nëpër rrugët e qytetit derisa përsëri nuk kanë gjetur gjurmë dhe Erdgysi është detyruar të bëjë një denoncim për humbjen e bashkëshortes së tij.