Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, teksa një i moshuar është gjetur i pajetë në banesën e tij.
Mësohet se viktima është 82-vjeçari Skënder Kita, i cili jetonte prej vitesh i vetmuar në banesë, pasi ishte i divorcuar nga bashkëshortja dhe i braktisur nga fëmijët. Gjithashtu motra e tij ka bërë denoncimin pasi ajo prej 1 muaji nuk kishte kontakt me 82-vjeçarin.
Menjëherë pas denoncimit policia ka shkuar në banesë dhe ka gjetur pa shenja jete 82-vjeçarin, i cili është transportua në morgun e spitalit.