Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Debati mes Heidit, Liamit dhe Romeos të martën ka vijuar edhe kësaj jave në shtëpinë e Big Brother VIP 3.
Liami: Siç kanë të gjithë një familje kam edhe unë një familje, më vjen keq që kam arritur në këto 4 ditë
Romeo: Kush është mundimi?
Liam: Për të kërkuar një falje, nuk ma kanë hapur këtë portë
Romeo: Nuk kërkohet falje duke thënë lepurush pervers.
Françeska: Më vjen keq për Liamin, sepse nuk e meriton, nuk ka shanse që një manjak të jetë në një shtëpi me ne, të denigrohet imazhi i dikujt për një shoë, Heidi provokon, futet midis Romeos dhe Liamit. E shëmtuar të kërkosh mbrojtje nga një banor.