Një 36-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia në Lezhë.
Bëhet me dije nga informacioni zyrtar i autoriteteve se ky shtetas ka goditur me grusht një 48-vjeçar me profesion avokat.
Ndërkohë që paraprakisht dyshohet se avokati është goditur për shkak të detyrës, teksa hetimet vijojnë ende.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë po punojnë për kapjen e shtetasit S. M. (Sh.), 36 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se për shkak të detyrës, ka goditur me grusht, një 48-vjeçar me profesion avokat”, thuhet në njoftimin e policisë.