Një 49-vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi Gjykata e Fierit e kishte dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
Mësohet se për veprime të mëtejshme, materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Duelim Kamberaj, 49 vjeç, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. Në vitin 2017, ky shtetas ka dëmtuar me mjet prerës (sëpatë), shtetasin O. M..
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.