Një 19-vjeçar është vënë në pranga në Lushnje pasi publikonte në rrjete sociale video intime të një të miture.
Mësohet se i arrestuari kishte postuar në rrjetet sociale video intime të një 14-vjeçareje. Ai ishte denoncuar nga nëna e të miturës dhe pas identifikimit është arrestuar.
Njoftimi i policisë:
Pas kallëzimit të bërë në Komisariatin e Policisë Lushnjë, nga një shtetase 40 vjeçare, se një shtetas kishte publikuar në rrjetet sociale, një video të vajzës së saj të mitur 14 vjeçe, specialistët për Hetimin e Krimeve të këtij komisariati organizuan punën për zbardhjen e këtij rasti dhe vënien e autorit, përpara përgjegjësisë penale.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u kap dhe u vu në pranga shtetasi H. Ç., 19 vjeç, banues në Fier, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se ka publikuar në rrjetet sociale, videon intime të 14-vjeçares.