Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një grua është hedhur nga dritarja e banesës së saj për t’i shpëtuar dhunës së ish-partnerit të saj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Patra, ku një 47-vjeçar është futur në shtëpinë e ish-partneres dhe ka nisur ta dhunojë me grushte. Ajo ka dëshmuar se kur ai i është futur në shtëpi ka qenë duke fjetur dhe se për t’i shpëtuar dhunës, pasi i kishte bllokuar derën, ajo është hedhur nga dritarja.
“Ishte një vajzë e vogël aty, ajo më ndihmoi”, ka treguar gruaja.
Gjykata ka vendosur sot që ta lerë të lirë atë, me kush që të mos i afrohet ish-partneres dhe shtëpisë së saj.