Shefi i Krimeve të Rënda në Durrës, Elton Shahini, në një studio televizive zbuloi detaje të reja intervistat hetimore të fëmijëve të Pëllumb Metës që e vranë në banesë e më pas duke e groposur në kasollen e bangëtive në oborr.
“Pasi fëmijët bënë kallëzim për humbjen e babait kanë deklaruar se nuk ishte hera e parë që largohej, nga dy deri në 10 ditë, ata thonin se ishte konsumues dhe kishte probleme. Më pas është gjetur makina e Pëllumbit, rreth 2-3 kilometra larg nga banesa e viktimës. Pasi u gjet mjeti u kërkua në këtë sektor, pasi menduam që trupi mund të ishte pranë makinës. Më pas janë marrë sërish familjarët, teksa jepnin versionin e tyre. Ne kishim dyshime se personi nuk kishte konflikte dhe ngulëm këmbë se ishte diçka e brendshme. I vumë përpara faktit që është diçka e brendshme. Hyseni gjatë intervistimit na tregoi se çfarë kishte ndodhur duke e shpallur fajtore Hygertën.
Kjo është një krim makabër që do të shqyrtohet gjatë, unë gjatë intervistimet që bëmë me vajzën, e pyesja, ishte studente e gjuhëve të huaja, që kur të mbarosh shkollën çfarë do të bësh. Se doja ta nxirrja që se kishte bërë ajo. I thash si mund ta bëje këtë gjë kur ke këto ëndrra, dhe më tha që kur është dhuna prishen ëndrrat”, tha shefi i Krimeve të Rënda në Durrës, Elton Shahini.