Përveç debateve, përplasjeve apo momenteve romantike, në shtëpinë e “Big Brother VIP 3” nuk mungojnë as thashethemet.
Të nxitur nga sjellja e paparashikueshme dhe deri diku irrituese e Egla Cenos në shtëpi, Rike Roçi, Erjola Doçi dhe Françeska Murati kanë nisur të komentojnë look-un e banores duke e konsideruar atë femër pa shije.
Pjesë nga biseda mes vajzave:
Rike: Femër më pa gusto ajo është. Si vishet… Po kur vesh fustan gold me bizhu apo taka silver. S’kisha parë. E patë mbrëmë si ishte veshur… kulmi.
Erjola: Zi me bojë dhe karamelja thotë mbahet në gojë…
Françeska: Jemi në Durrës, shëtitje para plazhit.
Rike: Çfarë ke me Durrësin ti moj?
Françeska: E kisha për ato plazhistët e… sepse ishin këpucë plazhi.