Legjenda e kombëtares gjermane të futbollit, Andreas Brehme ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare.
Sipas mediave të huaja, Brehme ka pësuar një sulm në zemër dhe u shtrua me urgjencë në spital mbrëmjen e djeshme, por nuk ka mundur të mbijetojë. Ai njihet më së shumti për golin që ka shënuar kundër kombëtares së Argjentinës, në finalen e botërorit të vitit 1990, duke i dhuruar Gjermanisë trofeun.
Ish-futbollisti i Bayern Munchen dhe Inter ka luajtur si mbrojtës, por ai ishte i aftë të luante kudo në fushë, teksa ishte i njohur për aftësinë e tij krosuese dhe saktësinë e tij nga goditjet e lira dhe penalltitë, duke poseduar një gjuajtje të fuqishme.