Një tjetër marrëveshje e nivelit të lartë ratifikohet mes Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për hartat treguese të rrjetit të transportit trans-evropian në Shqipëri.
Republika e Shqipërisë dhe Bashkimi Evropian, duke theksuar rëndësinë e madhe që i kushtojnë zgjerimit të rrjetit trans-evropian të transportit në Shqipëri si pjesë e politikës së zgjerimit; duke pasur parasysh se hartat treguese të rrjetit të transportit trans-evropian shtriheshin edhe në Shqipëri: – synojnë të garantojnë koherencën midis rrjetit të transportit trans-evropian të Bashkimit Evropian dhe rrjetit të transportit të Shqipërisë.
“Shqipëria dhe BE-ja synojnë të promovojnë planifikimin dhe zhvillimin e duhur të një lidhjeje transporti të qëndrueshme dhe efikase nga burimet midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë dhe të lehtësojnë njohjen e prioriteteve të përbashkëta të infrastrukturës midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë. , thuhet në marrëveshje.
Nëpërmjet kësaj marrëveshje synohet të lehtësohet zhvillimi i rrjetit aktual të transportit.
Të dy palët ranë dakord të pranojnë hartat treguese të përshtatura të rrjetit të infrastrukturës së transportit në Shqipëri, bashkëngjitur marrëveshjes aktuale të nivelit të lartë.
“Kjo marrëveshje e nivelit të lartë nuk krijon dhe as synon të krijojë të drejta apo detyrime sipas ligjit ndërkombëtar apo vendas. , theksohet në marrëveshje.