Ish-kryeministri, Sali Berisha kam bajtur ditën e sotme nëj konferencë për mediat, ka paralajmëruar lëvizje të fuqishme kundër qeverisë.
Berisha nuk përcaktoi se kur do të nisë kjo lëvizje, apo se çfarë do të jetë saktësisht, por shtoi se “vendi nuk ka parë kurrë më parë diçka të tillë”.
Berisha tha se ka ndodhur grusht shteti brenda shtetit, dhe se kjo do të anulohet me të gjitha mjetet.
“Është bërë në grusht shteti brenda shtetit. Opozitës iu është hequr mundësia e kontrollit parlamentar çka përbën përfaqësimin e popullit ndaj qeverisë.
Opozita do të qëndrojë, absolutisht me të gjitha mjetet, të mos ketë askush iluzion. Nuk do të ndodhë nesër, por do të ndodhë. Lëvizja e kësaj radhë do jetë nga ato që nuk e ka parë asnjëherë vendi, gjithnjë në kuadrin e mosbindjes civile.
Nuk ka asgjë, përmbysja e diktaturës prevalon mbi çdo gjë tjetër. Grushti i shtetit duhet të anulohet me të gjitha mjetet”, tha Berisha