Shoferi i një furgoni ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë pranë tregut në qytetin e Lezhës.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy personave paraditen e sotme (25 nëntor). Njëri prej tyre mësohet se ka qëlluar me armë në drejtim të shoferit të furgonit, i cili ndodhej brenda mjetit të mbushur me pasagjerë.
Autori është identifikuar nga policia dhe po punohet për kapjen e tij.
Ndërsa i plagosuri është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij.
Raportohet se shoferi bënte linjën e pasagjerëve Laç-Lezhë dhe anasjelltas.