Reperja amerikane Key Vhani akuzohet për vrasjen e agjentit të saj, më 9 tetor pasi një kamera sigurie regjistroi momentin kur 27-vjeçarja qëlloi dhe e vrau atë në mes të rrugës në Miami, SHBA.
Në video, shihet 27-vjeçarja duke u përleshur me një burrë jashtë një automjeti të bardhë.
Vetëm në pak sekonda të dy fillojnë të përplasen me njëri-tjetrin.
Siç shihet në pamjet e publikuara nga mediat amerikane, më pas reperja nxjerr një armë nga çanta dhe fillon të qëllojë drejt menaxherit të saj.