Një krim i rëndë është parandaluar ditën e sotme në Dibër, teksa një 55-vjeçar ëhshtë arrestuar.
Mësohet se në fshatin Selishtë, 55-vjeçari Imer Capa ka tentuar të vrasë me gërshërë hekuri një bashkëfshatar, pas një konflikti mes tyre.
Policia njofton, se 55-vjeçari e ka goditur shtetasin A.K., 54 vjeç, në pjesën e fytyrës, duke i shkaktuar dëmtime. Capa është arrestuar, teksa ende nuk dihet shkaku i konflikti mes tyre.
Njoftimi i policisë:
Pas njoftimit të marrë se dy shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, në fshatin Selishtë, shërbimet e Policisë Dibër, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale të këtyre shërbimeve është bërë e mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti, si dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit I.C., 55 vjeç, banues në fshatin Selishtë.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 55-vjeçari, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (gërshërë hekuri), shtetasin A.K., 54 vjeç, të cilin e ka goditur në pjesën e fytyrës, duke i shkaktuar dëmtime.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.