Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka reaguar pas vendimti të Gjykatës së Strasburgut për vrasjen e Aleks Nikës.
Berisha ka deklaruar se nuk ka asnjë pengesë për hetimin në lidhje me këtë dosje dhe sipas tij gjithçka është transparente pas ibvlerësimet i ka bërë gjykata.
“Nuk mund të ketë pengesë hetimi nga Sali Berisha, Se si është bërë hetimi dosjet janë aty, vlerësimin e ka bërë gjykata”, tha Berisha.
Gjykata e Stasburgut ka dhënë vendimin për Aleks Nikën, duke dalë në përfundimin se ka dy shkelje në këtë çështje: vrasja dhe më pas moszbardhja e vrasjes. Aleks Nika mbeti i vrarë në protestën e 21 janarit 2011 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bashkë me 3 protestues të tjerë. Familjarët e Nikës dërguan padi në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.