Mes 5 viktimave nga aksidenti i rëndë industrial në Hafencity të Hamburgut ka edhe shqiptarë.
Lajmi konfirmohet nga policia gjermane, e cila sqaroi për mediat gjermane se 3 viktimat nuk ishin me shtetësi bullgare, por shqiptarë, ndërsa nuk dihen identitetet e tyre.
Sipas informacioneve të dpa, një person është i plagosur, por në gjendje kritike për jetën. Sipas informacioneve, aksidenti në punë është shkaktuar nga shembja e skelës në një bosht ashensori.
Aksidenti i rëndë ndodhi ditën e djeshme, ku fillimisht u raportua vetëm për 3 persona të vdekur, teksa më pas ky numër shkoi në 5. Identfikimi i viktimave ishte i vështirë dhe prandaj nuk ishte e sigurt nëse ata ishin shtetas shqiptarë apo jo.